*

A

Alimentation entérale : mënyrë e të ushqyerit normal nga goja

Alimentation parentérale : mënyrë e të ushqyerit që nuk kalon nga goja dhe kanali tretës por drejt nga gjaku me anë të një tubi të vënë në mes te venave që furnizon të lindurin e parakohshëm me ushqime të nevojshme (proteina, sheqer, minerale dhe vitamina).

Age corrigé (Mosha e korrigjuar) : mosha e fëmijës së parakohshëm llogaritet që nga dita kur ai është dashur të lindë.

Age gestationnel (Mosha e shtatzënisë) : mosha e shtatzanisë llogaritet që nga dita e parë e datës së fundit te menstracioneve. Ajo është e njëjtë me moshën paskoncpetiale + dy javë.

Anémie (pagjaksia) : gjendje mjekësore e karakterizuar nga një numër shumë i ulët i globinave të kuqe në gjak. Globulat e kuqe janë të rëndësishme sepse shërbejnë për bartjen e oksigjenit në qeliza. Anemia (pagjaksia) është e shpeshtë tek foshnja e parakohshme e cila nuk ka mundur të krijoj rezerva në hekur gjatë muajve të fundit të shtatëzanisë dhe që ka pasur marrje të shumta të gjakut.

Anticorps : proteina komplekse të prodhuara nga globulat e bardha për të siguruar mbrojtjen e organizmit kundër virusave dhe bakterieve.

Antibiotique (Antibiotik) : barna që përdoren për të luftuar kundër bakterieve në rast infektimi.

Apnée (ou pause respiratoire)(pushim frymëmarrje) : ndalje e frymëmarrjes nga 15 në 20 sekonda, shkaktohet nga ngadalësimi i rrahjes së zemrës (bradycardi).

B

Bactérie (Bekteriet) : familje e mikrobeve. Shumë bakterie jetojnë në harmoni me njeriun në lëkurën e tj, në gojë, në organet e frymëmarrjes, në zorrë, etj. Megjithatë disa nga këto bakterie shkaktojnë infektime që mund të luftohen me antibiotikë.

Bilirubine : substancë e verdhë që vjen nga hemoglobina e liruar gjatë keqësimit të globulave të kuqe në gjak. E prodhuar jashtë mase, ajo vendoset në qeliza dhe jep një ngjyrë të verdhë në lëkurë dhe të bardhë në sy (verdhëza ose sarilloku).

Bradycardie : ngadalësim i rrahjes së zemrës tek të lindurit e parakohshëm, nën 90 rrahje në minutë.

C

Citrate de caféine : ilaç i përdorur për të stimuluar qendrën e frymëmarrjes që ndodhet në sistemin nervor qendror (truri) duke pakësuar ngadalësimin e frymëmarrjes (apné).

Canal artériel persistant : kanali i arterieve është një enë e gjakut e rëndësishëme për embrionin (mitrën). Ai e drejton gjakun nga arteria e mushkërive drejt aortes (arterie e zemrës) me qëllim që t’i vej në lëvizje mushkëritë që nuk shërbejnë ende për t’i dhënë oksigjen foshnjes që ndodhet në embrion. Pas lindjes, kanali arterior duhet të rimbyllet. Thuhet që ky kanal është i hapur kur ai vonon të rimbyllet, gjë që ndodh shpesh tek foshnjet e parakohshme duke shkaktuar probleme shëndetësore. Në rast të kanalit arterior të hapur duhet përdorur barna, dhe në rast se kjo nuk ka sukses, atëherë duhet bërë mbyllja e kanalit me operacion.

Cathéter ombilical artériel : tub (gyp) i vogël që futet pa dhimbje në nivelin e kërthizës në njërën nga arteriet e kërthizës të sapolindurit dhe shërben për marrjen e gjakut, matjen e tensionit arterior në mënyrë të vazhdueshme dhe dhënien e serumit (perfuzionit).

Cathéter ombilical veineux : tub (gyp) i hollë që futet pa dhimbje në nivelin e kërthizës, në venën e kërthizës dhe shërben për dhënien e perfuzionit, barnave dhe marrjen e gjakut.

Colostrum : është lëng i trashë me ngjyrë ose me ngjyrë portokalli i prodhuar nga gjinjtë gjatë gjysmës së dytë të shtatzanisë. Eshtë shumë i pasur me proteina dhe substanca për mbrojtjen e organizmit. Eshtë fjala për qumështin e parë që i sapolinduri do ta pijë dhe që nëna e tij e nxjerr për foshnjen e parakohshme gjatë ditëve të para pas lindjes.

Courbe de croissance (Tabela e rritjes) : janë tabela standarte përmes të cilave mbikqyret rritja e foshnjes, shënohet pesha, gjatësia ose madhësia e kokës.

CPAP nasal : është teknikë që ndihmon frymëmarrjen e fëmijës. Përzierja e ajrit dhe oksigjenit që i duhet foshnjes i jepet përmes tubave (gypave) në hundë.

Cyanose : kur lëkura e fëmijës merr ngjyrë të kaltër nga mungesa e oksigjenit.

D

Désaturation : pakësimi jo normal i oksigjenit në gjak.

Déshydratation : mungesa e lëngut në qeliza ose në qarkullimin e gjakut.

E

Echographie cérébrale : teknikë e fotografisë mjekësore që përdor ultrazërin përmes kokës së foshnjës me qëllim për të pasur një fotografi të trurit dhe për të parë eventualisht keqformimet e trurit, ndonjë gjakderdhje në tru ose qarkullimin e keq të gjakut.

Électrode : është një tub (gyp) në lëkurën e foshnjes që lidhet me një aparat që shërben për matjen e temperaturës, ritmit të rrahjeve të zemrës dhe lëvizjeve të frymëmarrjes

Électrolytes : janë kripëra minerale të shkrirëra në gjak ( sodium, potasium, klorium, kalcium, magnezium).

Endothélial : në gabzher. Zakonisht, përcakton një tub të vënë në venën e foshnjes që është i lidhur me aparatin e dhënies së frymëmarrjes.

Entérocolite nécrosante : sëmundje e zorrëve që shfaqet tek foshnjet e parakohshme. Një pjesë pak a shumë e madhe e qelizave të zorrëve gjakojnë ose zhduken.

Extubation : aksion i heqjes nga venat e foshnjes së tubit (gypit) endotrachéal ( në gabzher) të lidhur me sistemin e dhënies së frymëmarrje. Mjeku bën heqjen e tubave vetëm në rastin kur foshnja nuk ka nevojë më për ndihmë për frymëmarrje.

F

Fréquence cardiaque : numri i rrahjeve të zemrës në minutë.

Fréquence respiratoire : numri i lëvizjeve të frymëmarrjes në minutë.

G

Gavage : foshnja e parakohshme që nuk mund ta pijë qumshtin e gjirit ose të biberonit, për ta çuar atë në bark, e merr nga një tub i hollë i plastikës i vënë në gojë ose në hundë

Grundting : mekanizëm mbrojtës që shërben që hojzat e mushkërisë së foshnjes të cilat paraqesin shenja shqetësuese të frymëmarrjës, të mos bien plotësisht gjatë çdo frymëmarrje. Përcillet me një zhurmë të veçantë të frymëmmarrjes gjatë fazës së nxjerrjes së ajrit. Quhet gjithashtu rënkim i nxjerrjes së ajrit.

H

Hémorragie cérébrale : gjakderdhje në tru ose në sistemin nervor. Gjakderdhjet klasifikohen në shkallë të ndryshme : shkalla 1 (pa pasoja), shkalla 2 (më pak e rëndë), shkallët 3 dhe 4 (më të rëndat).

Hernie inguinale :

Hyperbilirubinémie : rritja jo normale e përqindjes së biliburinës (pigment i verdhë) në gjak që kërkon një foto-terapi, me qëllim që përqindja të ulet dhe të jetë në normat e pranueshme.

Hypothermie : rënia jo normale e temperaturës se trupit. Foshnja e parakohshme është veçanërisht e ndieshme. Që nga momenti kur foshnja ka lindur, bëhet çdo gjë që ajo mos ta ketë këtë problem të rënies së temperaturës, sepse, duke përqëndruar të gjitha forcat në ruajtjen e temperaturës së trupit, u bëhet dëm funksioneve të zemrës dhe të frymëmarrjes, duke e bërë kështu foshnjen edhe më të ndieshme.

Hypoxie : rënia jo normale e përqëndrimit të oksigjenit në gjak.

I

Imagerie par résonance magnétique : është teknikë mjekësore për caktimin e diagnozës që përdor një fushë magnetike për të prodhuar një imazh (fotografi).

Incubateur : është një aparat i mbyllur i cili i jep foshnjes nxehtësi dhe freski të duhur. Në përgjithësi, foshnjet e parakohëshme dalin nga inkubatori në shtrat sapo munden ta ruajnë temperaturen e tyre ( rreth peshës 1900 gramë).

Intubation : futja në gabzherin e foshnjes e një tubi të hollë të plastikës i lidhur me aparatin për frymëmarrje që ndihmon foshnjen që ka nevojë për të marrë frymë.

J

K

L

Lampe de photothérapie : llampë që lëshon një dritë e cila me valët e saj mundëson shkatërrimin e bilirubinës (pigmente të verdha) që ndodhet në lëkurën e foshnjave të sapolindura që janë prekur nga verdhëza (sarilloku).

Leucomalacie péri-ventriculaire : sëmundje e shkaktuar nga qarkullimi i keq i gjakut, në materien e bardhë afër barkushave të trurit. Kjo sëmundje paraqitet në formë të zgavrave të vogla të cilant mund të shihen përmes ekografisë cerebrale (fotografisë së trurit). Kjo sëmundje shkakton pasoja në sistemin nervor.

Lunette nasale : janë dy tuba të shkurtër prej plastike që futen në vrimat e hundës së foshnjes së parakohshëm për t’i sjellur një lehtësim gjatë marrjes së oksigjenit për të cilin ai ka nevojë.

M

Massage cardiaque : manovër e reanimimit që bëhet duke shtypur pjesën e gjoksit afër zemrës më qëllim që të vihet në lëvizje qarkullimi artificial i gjakut gjatë ndaljes së zemrës.

Méningite : Infektim shumë i rëndë i cipës së trurit dhe lëngut të shtyllës kurrizore që mund ta prek sistemin qendror të trurit. Foshnja mund të ketë pasoja në sistemin nervor ose edhe të vdes.

Méthode Kangourou : teknikë e kontaktit mes lëkurës (trupit) të prindit dhe foshnjes së parakohëshme.

Néonatologie : specialitet i pediatrisë që ka të bëjë me kujdesin mjekësor ndaj foshnjave të parakohshme ose të posa-lindurve të sëmurë.

N

NASO GASTRIC FEEDS : Feeding via a fine, soft tube passed through the nose into the stomach.

NEONATE : Baby during the first four weeks of life.

NECROTISING ENTEROCOLITIS : Inflammation of a section of intestinal wall following damage to the lining. This is often associated with a period of impaired blood flow. The abdomen way swell up, and blood is passed in the stools. Air penetrates the wall of the digestive tract; very occasionally the gut may perforate.

O

P

Q

R

Radiographie : imazh (fotografi) mjekësor që bën diagonstifikimin duke përdorur rrezet X.

Rayons X : valë elektromagnetike që tregojnë mbi një pllakë imazhin (fotografinë) e një pjese të brendshme të trupit të cilën mjeku dëshiron ta shohë.

Résonance magnétique : teknikë mjekësore për ta caktuar diagnozën duke përdorur bashkëveprimin mes një fushe magnetike dhe atomeve të trupit, duke pasur kështu një imazh (fotografi) detajues të një pjese të trupit.

Respirateur : aparat i lidhur me qarkullimin e ajrit i cili me ndihmën e një tubi në vena ndihmon ose zëvendëson funksionimin e frymëmarrjes së foshnjes.

Rétine : membranë e enëzuar dhe e ndieshme që mbulon brendësinë e syrit.

Rétinopathie du prématuré : anomali e zhvillimit të retinës (brendësisë së syrit) së foshnjes së parakohëshme.

S

Saturation en oxygène : përqindja e tepërt e hemoglobinës me oksigjen në gjakun e foshnjes.

Saturomètre : aparat mjekësor që shërben për matjen e përqindjes së tepërt të hemoglobinës me oksigjen në gjakun e foshnjes. Marrësi i aparatit ngjitet në lëkurën e foshnjes më së shpeshti në duar, kyqe dhe këmbë. Jep një ide të mirë për gjendjen me oksigjen të foshnjes. Nëse përqindja është jashtë masës së pranuar aparati lëshon një alarm.

Score d’APGAR : vlerësim që infirmerja, mjeku gjinekolog ose ai neontalogjisë, i bëjnë fëmijës menjëherë pas lindjes, tri herë me rallë, pas një minute, pesë minutave dhe dhjetë mintuave të lindjes. Vlerësimi ose Score d’APGAR përmban 5 kritere ( frekuencën kardiake, gjendjen e muskujve, përpjekjet për frymëmarrje, reflekset për stimulim dhe ngjyrën e fëmijës). Çdo kriter vlerësohet mga dy deri në 10 pikë më së shumti. Vlerësimi ose Score d’APGAR, bëhet për ta vërtetuar reagimin dhe përshtatjen e foshnjes me jetën e re, përdoret gjithashtu edhe për vlerësimin e foshnjeve të parakohshme.

Septicémie : infektim i gjakut të foshnjes që përhapet shpejt. Kjo sëmundje mund të jetë vdekjeprurëse.

T

Thermorégulation : mekanizëm rregullator i komanduar nga sistemi qendror nervor që mundëson ruajten konstante të temperatures së trupit.

Tirage : gropë, në nivelin e klavikulave (heksit), mes dy brijnëve, ku lidhet kraharori dhe barku kur foshnja ka vështirësi të marri frymë për shkak të një problemi në frymëmarrje, një infektimi kronik i mushkërive të foshnjes ose të një bronkiti të mushkërive.

Tube endotrachéal : tub (gyp) i vënë në gabzherin e foshnjes zakonisht i lidhur me një ventilator.

Tube nasogastrique : tub i hollë plastike që vihet në vrimat e hundës deri në stomak dhe shërben për ta ushqyer foshnjen me ushqim artificial. Një lloj tjetër i tubit nasogastrik shërben për të thithur sekrecionet në stomak.

Tube orogastrique : tub i hollë plastike që futet nga goja deri ne stomak dhe shërben për ta ushqyer foshnjen me ushqim artificial.

U

V

Virus respiratoire syncytial (VRS) : virus (familje mikrobesh) që shkaktojnë shpesh bronkolit, që është i shërueshëm për një foshnje e lindur me kohë, por shumë i rrezikshëm për foshnjet e parakohshme.

W

X

Y

Z

50ans
blockHeaderEditIcon

Jusqu'au 5 janvier 2018:

Exposition de photos

Service de Néonatologie au CHUV

News Info
blockHeaderEditIcon

« Sauver des neurones et protéger les alvéoles: le défi à l’aube de la vie»

Leçons inaugurales d'Anita C.Truttmann et Matthias Roth-Kleiner

Informations ici

Text Pierres
blockHeaderEditIcon

Emporter une pierre ou un bout du Pavillon des prématurés... et soutenir les parents d'enfants hospitalisés au sein du Service de Néonatologie du CHUV!

 

Toutes les infos sont ici

Newsletter
blockHeaderEditIcon

 

A

Inscription Newsletter 

Le premier jeudi de chaque mois, toutes nos activités d un coup d'oeil!

 

 

 

 

Pseudo :
User-Login
Votre E-mail
Veuillez entrer un code postal valide.
Veuillez entrer un numéro de téléphone valide.
Veuillez corriger ce champ pour continuer.
Veuillez indiquer le nom et le prénom.